15:39 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Qeveria ndan 20 mijë euro për ‘Dokufest’

​Qeveria e Kosovës ndau 20 mijë euro për festivalin ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër ‘Dokufest’.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Edicioni i 17-të i ‘Dokufest’ ka filluar me 3 gusht dhe do të zgjasë deri më 11 gusht.

Janë përzgjedhur 260 filma prej afro 2500 aplikimeve që kanë qenë për festivalin në gjashtë kategori garuese.