75 Mall Live Search
14:48 / E Hënë, 24 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Qeveria ndan 300 mijë euro për ekipin negociator

300 mijë euro janë ndarë sot nga Qeveria e Kosovës për ekipin negociator me Serbinë. Ky vendim erdhi vetëm pak pas miratimit të projektligjit për dialogun.

Ndryshe pak minuta më parë Qeveria ka miratuar projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetëror të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, transmeton Indeksonline.

Pjesë e këtij delegacioni shtetërorë janë edhe i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti si dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj./Indeksonline/