75 Mall Live Search
12:50 / E Enjte, 31 Tetor 2024 / MSH

Qeveria ndan 4 milionë euro buxhet për Luginën

Presheva, Medvegja e Bujanoci do të përfitojnë 4 milionë euro buxhet nga Republika e Kosovës.

Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë, shkruan IndeksOnline.

Buxheti për shqiptarët e Luginës do të jetë i çasshëm gjatë tërë vitit të ardhshëm.

Ndarja e kësaj shume vjen pas asaj të dy ditëve më parë, kur u ndan 1 milion euro për bujqit e Luginës, si ndihmë për shqiptarët atje që merren me bujqësi, blegtori e veprimtari të tjera.

Dje u mor gjithashtu një vendim i rëndësishëm për shqiptarët e Luginës, të cilëve iu dha e drejta e plotë në blerje të pronave në Republikën e Kosovës./IndeksOnline/