13:07 / E Premte, 13 Tetor 2017 / indeksADMonline

Qeveria ndan 50 mijë euro për ekspertizën e Astrit Deharit

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot që të ndahen 50 mijë euro për një ekspertizë shtesë për Astrit Deharit, ish-aktivist i Vetëvendosjes, i cili humbi jetën në burgun e Prizrenit.

Ministri i Drejtësisë, Albelard Tahiri, tha se ndarja e kësaj shume ka për qëllim zbardhjen e plotë të rastit Dehari.

Në këtë mbledhje, qeveria para pak minutash po ashtu, ndau edhe 49 mijë e 40 euro për punën e Komisionit të ri për Demarkacionin./Zeri