75 Mall Live Search
22:21 / E Premte, 13 Mars 2026 / MSH1

Qeveria ndan 500 mijë euro për shtetasit e Kosovës të prekur nga situata në Lindjen e Mesme

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar disa vendime.

Mes të tjerash, qeveria miratoi kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për ndarje të mjeteve buxhetore në shumë prej 500,000€, për mbështetjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës të prekur nga situata e sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme.

Qeveria po ashtu miratoi ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 1,675,000.00€ për zbatimin e Masave 3.6 dhe 3.8 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Në mbledhjen elektronike u miratua autorizimi i ministrit të Financave që t’i aprovojë transferet nga nënprogrami “Shpenzimet e Paparashikuara” në ndonjë nënprogram tjetër për shumat individuale deri në 40,000€.

Qeveria ndau mjetet buxhetore në shumë prej 370,000.00€ për Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA).

Në fund, qeveria gjithashtu miratoi propozimin e Ministrisë së Financave për rekomandimin e presidentes së Republikës së Kosovës për dhënien e autorizimit ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë me KfW – për programin në sektorin e Energjisë dhe Klimës për Kosovën.