11:53 / E Mërkurë, 22 Shtator 2021 / OSH

Qeveria ndan mjete për angazhimin e përkohshëm të 34 inspektorëve sanitarë

Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë ndarë 55 mijë e 700 euro për angazhimin e përkohshëm të 34 inspektorëve sanitarë.

Propozimi për ndarjen e mjeteve u bë nga ministri i Financave Punës dhe Transfereve Hekuran Murati.

Murati tha se me këtë do të sigurohet zbatim më efikas i masave të ndërmarra kundër pandemisë COVID-19.