75 Mall Live Search
15:56 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Qeveria ndanë 50 mijë euro për shërimin jashtë vendit të një qytetareje

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë 50 mijë euro për shërim jashtë vendit të A. Sylejmanit.

Këto mjete janë ndarë nga kategoria e shpenzimeve rezervë.

Kryeministri Haradinaj po ashtu ka dhënë informatë lidhur me pakon e ligjeve që janë miratuar në Kuvendin e Kosovës e që janë te ndërlidhura me reformën e administratës publike

“Vendi është bërë me ligj të pagave pas 10 viteve. Më në fund po bëhet edhe Ligji për Qeverinë. Nuk po hy më në detaje. I falënderoj të gjithë deputetët për atë ditë”, ka thënë Haradinaj.