09:49 / E Hënë, 28 Shtator 2020 / indeksADMonline

Qeveria, alokon 60 milionë euro për subvencionimin e pagave të bizneseve

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka alokuar 60 milionë euro për subvencionimimin e pagave për bizneset aktive.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në prezantimin e këtij propozimi tha se, subvencionimi përfshin edhe bizneset e reja të regjistruara nga fillimi i vitit deri në muajin gusht 2020.

“Sipas Programit për rimëkëmbjen ekonomike dhe sipas vendimit të Qeverisë së 13 gushtit, në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit alokohen 60 milionë euro, ndarja bëhët për subvencionimin e pagave për bizneseve aktive bazuar me numrin e të punësuarve, të deklaruar në deklaratën e tatimit të muajit dhjetor 2019 që plotëson kushtet në vijim: të kenë statusin e tatimpaguesit aktiv për muajin korrik dhe të kenë të dorëzuar deklaratën tremujore”, tha Bajrami.

Sipas saj, nga ky vendim nuk do të përfitojnë ndërmarrjet publike dhe bizneset që e kanë të rregulluar tregun nga rregullatorët.

E në konferencën e shtypit, kryeministri i vendit theksoi se kjo mbledhje e Qeverisë është përfunduar në mënyrë të sukseshme meqë janë marrë vendime kapitale, raporton IndeksOnline.