75 Mall Live Search
10:30 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Qeveria alokon mjete financiare për Pejën e Istogut, për dëmet nga moti

Në mbledhjen e Qeverisë është kërkuar mbështetje financare për komunat Istog e Pejë që kanë pësuar nga erërat e forta në infrastrukturë.

Ministrja e Arsimit, Hymete Bajrami, ka thënë se në Pejë janë dëmtuar 8 objekte arsimore, përfshirë një kopsht.

Ndërsa në Istog janë dëmtuar 12 objekte edukative-arsimore.

“Procesi i mësimit duhet të vazhdojë pa ndërprerje dhe ne kërkojmë që të miratohen këto kërkesa për përmirësimin e këtyre dëmeve”, ka thënë ajo.

Në mbledhje u miratua kërkesa e saj që të jepen mjetet financiare prej 297 mijë e 50 eurosh për Pejën dhe 136 mijë euro  për Istogun./IndeksOnline/