75 Mall Live Search
21:23 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

Qeveria ndau 180 mijë euro për filmin e tij, flet regjisori i këtij projekti

180 mijë janë ndarë nga Qeveria e Kosovës për realizimin e filmit “Lojë jetë” me regjisor Luan Kryeziu. Ndërsa po i njëjti artist, ka përfituar 18 mijë nga RTK-ja që filmi i tij “Heroi” që u realizua në vitin 2014 të transmeton në këtë televizion.  Kështu Kryeziu me dy projekte filmike ka marrë 200 mijë euro.

Ndarja e 180 mijë eurove sot qe temë debati sot edhe në Komisionin për Buxhet dhe Financa, ku zëvendëskryetarja e parë e këtij komisioni, Safete Hadërgjonaj, duke mos pasur idenë se për çfarë projekti kinematografik bëhej fjalë, atë e arsyetoj me suksesin e filmit “SHOK”, ku edhe për atë në vitin 2016 ishin ndarë 70 mijë euro.

Ndërsa përmes një postimi në llogarinë Instagram, së fundmi u deklarua edhe vet regjisori Kryeziu.

Ai ndër të tjera ka përmendur sukseset e filmave të tij nëpër botë, ndërsa gjithë këtë e quan si ‘fushatë kundër veprimtarisë së tij artistike’, përcjellë Indeksonline.

Kryeziu ndër të tjera ka shkruar se “EDHE SIKUR TË PËRDORNI GJITHË FORCËN DHE PROPAGANDËN SERBE E RUSE, KURRË NUK DO TË MË NDALONI TË PUNOJ NË INTERES TË POPULLIT TIM!”

Ky është postimi i tij i plotë:

Unë kam emër dhe mbiemër!
Jam regjisor që Republikën e Kosovës, për herë të parë, e përfaqësoi denjësisht me pjesmarrje në festival të kategoris A (Montreal Ëorld Film Festival)! Kam sjellë çmime të para nga festivale anë e kënd botës! Unë kam emër dhe mbiemër të cilin e mbaj me krenari! 
Të dashur miq, ka disa ditë që jam viktimë e sulmit të një gazetari i cili më fyen, intrigon, linçon miq e familjar, mashtron e dezinformon në emër të gazetarisë! Nuk kam reaguar dukë lënë publikun të mbrojë punën time dhe nderin tim, siç edhe ndodhi! Por, siç duket kjo na qenka një fushatë e menduar mirë kundër veprimtaris sime artistike! 
A thua çka i pengon më shumë këtij gazetari apo kësaj gazete:
1: Filmi HEROI i cili denjësisht flet për ushtarët e UÇK-së, dhe që përfaqesoi Kosovën nëpër festivale prestigjioze botërore, atëherë kur askush nuk besonim se mund të ja arrinim?
2: Filmi ,,Dëshmitë e Heshtura” i cili dëshmon duke argumentuar për krimet serbe ndaj civilëve shqiptar në Krushë?
3. Filmi për shoqatën bëmirëse ,,Nëna Terezë”, shoqatë kjo e cila për kohë të gjatë krijoi një sistem paralel kundër masave të dhunshme serbe në Kosovë?
4. Filmi ,,Kufomat” i cili flet kundër dukurive negative dhe motivon për rend dhe ligj?
5.Filmi kushtuar familjes së lavdishme dhe komandantit Legjendar Adem Jashari, që me aq përkushtim po e përgatisim?
6.Apo ky i fundit ,,Loja e Jetës “, kooproduksion Kosovë-USA i cili projekt u përkrah unanimisht nga qeveria e Kosovës, pa asnjë votë kundër apo apstenim? 
7. Ndoshta puna ime me Produksion amerikan në filmin Squatters, apo seriali për Netflix, ua ka futë frikën se filmi i ardhshëm ,,Lojë jete”mund ta senzibilizojë vërtetë botën për krimet serbe në Kosovë?!
-Cilado arsye që të jetë, gazetaria është profesion me dinjitet, ku njerëzit presupozohet të marrin informacione të sakta e jo të keqpërdoret për fushata kundër veprave artistike shqiptare dhe viktimave të luftës! 
-Ne jemi dëshmitar të një ofanzive pesimiste dhe destruktive të disa mediave të financuara nga burime të dyshimta, dhe kjo nuk do të më pengonte nëse nuk do të ishte dëmi aq i madh që i bëhet popullit tim! Ndersa, tani më zgjodhën mua duke tentuar të më ndalojnë përmes intrigave, fyerjeve, dezinformatave dhe linçimeve familjare. Jua them me shkronja të mëdha EDHE SIKUR TË PËRDORNI GJITHË FORCËN DHE PROPAGANDËN SERBE E RUSE, KURRË NUK DO TË MË NDALONI TË PUNOJ NË INTERES TË POPULLIT TIM!
Dua tja kujtoj ,,gazetarit” që edhe ky film flet për dhunën serbe në Kosovë. Madje është kooproduksion me 4 produksione amerikane!