Qeveria në detyrë mblidhet nesër në ora 9:30, pritet të merren këto vendime
 
				Qeveria e Kosovës në detyrë nesër në ora 9:30 do ta mbaj mbledhjen e radhës.
IndeksOnline ka siguruar edhe pikat e rëndit të ditës të cilat pritet të diskutohen në këtë mbledhje.
Sipas rendit të ditës, kabineti qeveritar do të shqyrtojë këto pika:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i ekstraktit të procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Qeverisë (270, 271 dhe 272).
2. Shqyrtimi i Projektligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
3. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme për nevoja të institucioneve qendrore të sigurisë, në komunat Prizren dhe Malishevë.
4. Shqyrtimi i kërkesës së komunave Prishtinë, Gjilan dhe Zubin-Potok për aprovimin e Buxhetit, pas miratimit të tij për vitin 2025 nga kuvendet komunale.
5. Shqyrtimi i Draft-Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë, për vitin 2024.
6. Të ndryshme.
Mbledhja pritet të trajtojë çështje të rëndësishme ekonomike, buxhetore dhe mjedisore për vendin. /IndeksOnline/



 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                