75 Mall Live Search
18:58 / E Premte, 22 Gusht 2025 / F.R

Qeveria në detyrë merr 5 vendime në mbledhje elektronike

Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë pesë vendime në një mbledhje elektronike të mbajtur të premten, sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit. Vendimi i parë, sipas njoftimit, ka qenë për vazhdimin e mandatit për Komisionin për verifikimin e diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut deri më 15 tetor 2025.

Është ndryshuar edhe statuti i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Miratim ka marrë edhe kërkesa e Ministrisë së Bujqësisë për rialokim të 105 mijë eurove “deri në 25 për qind të ndarjes së ndikuar negativisht në total të kategorisë së shpenzimeve ‘Investime Kapitale’, për mbulimin e obligimeve financiare për projekte kapitale si në vijim: Ndërtimi i zyrës regjionale për Inspektoratin e AUV-it në Ferizaj dhe Ndërtimi i zyrës regjionale për Inspektoratin e AUV-it në Gjakovë”.

Është miratuar edhe kërkesa e Ministrisë së Mjedisit për të rritur kufirin e shpenzimeve në shumë prej 580 mijë euro për financimin e “Projektit të Kadastrit të patundshmërisë dhe infrastrukturës gjeohapësinore” nga fondet e huamarrjes.

Kësaj ministrie i është miratuar edhe kërkesa për ndarjen e 372 mijë eurove për të njëjtin projekt.

“Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka:

–         Vazhduar mandatin Komisionit për Verifikimin e Diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së veriut deri më 15 tetor 2025;

–         Plotësuar dhe ndryshuar Statutin Nr. 01/2023 të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës; 

–         Miratuar kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për rialokim të mjeteve buxhetore në vlerë 105,000 euro, deri në 25% të ndarjes së ndikuar negativisht në total të kategorisë së shpenzimeve “Investime Kapitale”, për mbulimin e obligimeve financiare për projekte kapitale si në vijim: Ndërtimi i zyrës regjionale për Inspektoratin e AUV-it në Ferizaj dhe Ndërtimi i zyrës regjionale për Inspektoratin e AUV-it në Gjakovë;

–         Miratuar kërkesën e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për rritjen e kufirit të shpenzimeve në shumën prej 580,780 euro, për financim shtesë të projektit “Projekti i Kadastrit të patundshmërisë dhe infrastrukturës gjeohapësinore” nga fondet e huamarrjes;

–         Miratuar kërkesën e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për ndarje të mjeteve buxhetore në shumë prej 372,100 euro për financim të projektit “Projekti i Kadastrit të patundshmërisë dhe infrastrukturës gjeohapësinore” nga fondet e huamarrjes”, thuhet në njoftim.