75 Mall Live Search
15:17 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / OSH

Qeveria në detyrë miraton planin e punës së Zyrës për Luginën e Preshevës për vitin 2021

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka miratuar planin e punës së Zyrës për Luginën e Preshevës, për periudhën fillestare dymbëdhjetë mujore janar – dhjetor 2021.

Aktivitetet kryesore që Zyra për Luginën e Preshevës do t’i realizojë janë implementim i përgjegjësive të dhëna me vendimin për themelimin e saj, të mbështetura në nevojat e popullsisë shqiptare në Luginë dhe të elaboruara në një dokument si pjesë esenciale e programit të punës, për 12-mujorin e parë. (linku i dokumentit në fund të komunikatës)

Ju rikujtojmë se Qeveria e Republikës së Kosovës, më 28 shtator 2020, ka themeluar Zyrën për Ofrimin e Asistencës ndaj qytetarëve të Luginës së Preshevës.

Sipas këtij vendimi, Zyra për Luginën e Preshevës do të ketë përgjegjësinë që të ndërmarrë dhe koordinojë të gjitha veprimet institucionale, nën mbikëqyrjen e Zyrës së kryeministrit, në fushën e arsimit, kulturës,  ekonomisë si dhe në fusha të tjera që dalin si nevojë e kohës. 

Për më shumë informacione rreth planit të punës së Zyrës për Luginën e Preshevës për vitin 2021, klikoni në këtë link.