11:05 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

Qeveria në “paterica”, por sot iu shtuan 8 zëvendësministra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar sot tetë zv/ministra të ri në Qeveri.

Kurti ka emëruar Bashrim Shabani, zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Inci Halac-Bylykbash, zëvendësministre në Ministrinë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Erxhan Galush, zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Enis Kervan, zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hamza Balje, zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, Sreten Trajkoviq, zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë, Jasmina Jovanoviq, zëvendësministre në Ministrinë e Financave dhe Transfereve, dhe Milan Radojeviq, zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike, transmeton Indeksonline.

Sipas një njoftimit të Qeverisë, kryeministri Kurti, zëvendësministrave të rinj u ka uruar suksese dhe punë të mbarë në angazhimin e tyre.