09:40 / E Hënë, 18 Mars 2024 / Zgjim Sefa

Qeveria nënshkruan sot marrëveshjen 33 milionëshe me Bankën Evropiane për Investime

Gjatë ditës së sotme Qeveria e Kosovës pritet të nënshkruaj marrëveshjen 33 milionëshe me Bankën Evropiane për Investime.

Në këtë ngjarje marrin pjesë ministri i Financave, Hekuran Murati, ambasadori i Gjermanisë Jorn Rohde, shefja e Sektorit Politik në Zyrën e BE-së në Kosovë Anna Carin Platon, shefi për operime në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi nga Banka Evropiane për Investime Matteo Rivellini dhe shefi i Divizionit për Energji për Evropën Juglindore dhe Turqinë në KfW Pablo Obrador Alvarez.

Sipas njoftimi nënshkrimi i marrëveshjes pritet të ndodh në ora 15e 30 minuta./Indeksonline/