10:32 / E Mërkurë, 09 Mars 2022 / k.v

Qeveria nis procedurat për blerjen e objekteve për ambasadë në ShBA dhe MB

Qeveria e Republikës së Kosovës parasheh të blejë dy objekte, njërën në ShBA e tjetrën në Mbretërinë e Bashkuara. Ato do të shërbejnë më pas si ambasada të Kosovës. Kjo iniciativë do të diskutohet edhe në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar, shkruan IndeksOnline.

Pika 12 e rendit të ditës është shqyrtimi i Propozim-vendimit për fillimin e procedurave për blerjen e objekteve të ambasadave të Republikës së Kosovës në Uashington DC/SHBA dhe në Londër/ Mbretëria e Bashkuar.

Kjo iniciativë është nisur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporë./IndeksOnline/