75 Mall Live Search
08:58 / E Premte, 27 Qershor 2025 / Z S

Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00

Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se do të mbajë mbledhje sot.

Sipas njoftimit mbledhja pritet të mbahet në ora 12:00 në ndërtesën e Qeverisë.

Kjo mbledhje mbahet në një ditë me seancën e Kuvendit.

Seanca vjen vetëm një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila përcaktoi që ky proces duhet të përfundojë brenda një afati prej 30 ditësh.

Përderisa nuk është e qartë nëse seanca e Kuvendit do të përfundojë me sukses apo do të zvarritet edhe më tej, mbetet të shihet nëse zhvillimet e saj do të reflektohen në mbledhjen e Qeverisë apo në qëndrimet që mund të pasojnë më vonë nga ekzekutivi.

Detaje rreth rendit të ditës së Qeverisë ende nuk janë bërë publike./Indeksonline/