10:00 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / OSH

Qeveria nuk ua pagoi shtesat ,Sindikata e Shërbyesve Korrektues paralajmëron protestë

Sindikata e Shërbimit Korrektues e Kosovës ka njoftuar se më 1 mars në sheshin “Skënderbeu” në orë 11:00 – 13:00 do të organizojë një  protestë , me kërkesa për Qeverinë e Kosovës në detyrë, e cila siç ka thënë kjo sindikatë nuk e mbajti premtimin, se SHKK-në do ta trajtonte me shtesat mbi pagën bazë sipas Ligjit për luftimin e pandemisë Covid-19.

“Stafi i SHKK-së është në vijën e parë të luftimit të pandemisë Covid-19 dhe i plotëson të gjitha kriteret e parapara me ligj ne bazë të nenit 20 pika 1 dhe 2 ku përcaktohet kompensimi dhe ne bazë të nenit 12 pika 1.4 izolimi, pika 1.5 transporti, pika 1.7 trajtimi dhe shërimi i të sëmurëve me COVID-19 dhe pika 1.9. mbikëqyrja shëndetësore e personave të infektuar me Covid- 19”, thekson komunikata.