Qeveria palestineze i dorëzon dorëheqjen Abbasit

Qeveria palestineze me bazë në Bregun Perëndimor ka dhënë dorëheqjen.
Kryeministri Mohammed Shtajjeh tha se e informoi me shkrim presidentin palestinez Mahmud Abbas të hënën.
Hapi u ndërmor “në lidhje me agresionin kundër Rripit të Gazës dhe përshkallëzimin në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem”.
Shpejt pritet të nisin negociatat për zgjedhjen e një qeverie të re në vend./Indeksonline/