75 Mall Live Search
22:04 / E Premte, 16 Korrik 2021 / OSH

Qeveria për aksionin e PSD-së: S’ka vend për dhunë, përgjegjësi për operacionin e policisë tashmë është suspenduar

Qeveria e Kosovës ka reaguar lidhur me arrestimin e tetë aktivistëve të PSD-së pas aksionit të tyre,shkruan IndeksOnline.

Përmes një kumtese Qeveria ka thënë se përgjegjësi për operacionin e policisë tashmë është suspenduar, kurse Inspektoriati Policor i Kosovës po vazhdon hetimet e mëtutjeshme lidhur me rastin.

Njoftimi:

Ne besojmë në të drejtën për protestë demokratike sepse ajo para se gjithash është një e drejtë e patjetërsueshme që kultivohet dhe garantohet në shoqëritë demokratike. E tillë është shoqëria jonë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës afirmon këtë të drejtë. Jemi të shqetësuar nga pamjet e dhunës sot gjatë një aksioni të Partisë Socialdemokrate.

Policia e Kosovës ka përgjegjësinë për ruajtjen e rendit, qetësinë publike dhe mbrojtjen e pronës, duke respektuar të drejtat e njeriut. Përgjegjësi për operacionin e policisë tashmë është suspenduar, kurse Inspektoriati Policor i Kosovës po vazhdon hetimet e mëtutjeshme lidhur me rastin. Në qeverisjen demokratike nuk ka vend për dhunë nga askush.