75 Mall Live Search
19:29 / E Enjte, 19 Janar 2023 / MSH

Qeveria shkarkon nga bordi i ShSKUK-së mjekun nga Vushtrria

Qeveria ka marrë vendim sot për shkarkimin nga bordi drejtues i ShSKUK-së, mjekun nga Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë, Isuf Zekajn.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës korresponduese, në të cilën mori vendim për shkarkimin e anëtarit të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar nga Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë, Dr. Isuf Zekaj” thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Zekaj po dyshohet se bashke dy kolegë të tij në po këtë spital, është i përfshirë në një aferë korruptive.