75 Mall Live Search
11:19 / E Mërkurë, 01 Dhjetor 2021 / B O

Qeveria shkarkon nga pozita e zëvëndës-drejtorit të ASHNA-së, Shpëtim Selmanajn

Qeveria e Kosovës ka shkarkuar Shpëtim Selmanajn nga pozita e zëvendësdrejtorit për shërbime administrative-financiare në Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror.

Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës.

Selmanaj ishte emëruar në këtë detyrë në qershorin e vitit 2018.

Gjatë shërbimit të tij në këtë detyrë, ASHNA ka arritur disa suksese në nivel vendi dhe ndërkombëtar./Indeksonline/