09:36 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

Qeveria shqiptare ndau 100 mijë euro për Notre Dame, Sara Hoxha thotë se kaq i kushton vetëm kuzhina!

Qeveria e Shqipërisë mori vendim ditën e djeshëm që të kontribuojë për Parisin, saktësisht të ndajë 100 mijë euro në rindërtimin e Katedrales Notre-Dame.

Por kjo shumë e ndarë nga qeveria shqiptare rezultoi me një reagim të çuditshëm nga njëra prej trashëgimtarëve të TopChannel, Sara Hoxha.

Redia Hoxha ka publikuar një fotografi ‘screenshot’ ku shfaqet biseda e saj me Sarën, transmeton Indeksonline.

Duke i treguar lajmin se qeveria shqiptare ka ndarë 100 mijë euro për Notre Dame, Sara tha se kaq i kushton vetëm kuzhina./Indeksonline/