75 Mall Live Search
12:36 / E Mërkurë, 01 Qershor 2022 / OSH

Qeveria: S’janë ndarë nga 100 euro për pensionistët

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka mohuar lajmet se Qeveria e Kosovës ka ndarë 100 euro shtesë për pensionistët dhe ka dyfishuar shumën e ndihmave sociale.

Ai tha se Kryeministri Kurti në fjalën e tij hyrëse nuk prezantoi masa të reja por vetëm po shpaloste masat e deritanishme që ka marrë Qeveria, shkruan IndeksOnline.

“Raportimet se Qeveria në mbledhjen e sotme dyfishoi ndihmat për skemat sociale dhe ndau 100 euro shtesë për pensionistët janë të pasakta.

Kryeministri Kurti në fjalën e tij hyrëse nuk prezantoi masa të reja por vetëm po shpaloste masat e deritanishme që Qeveria ka marrë si përgjigje ndaj inflacionit në vend”, shkroi ai./IndeksOnline/