75 Mall Live Search
13:45 / E Enjte, 19 Tetor 2023 / L K

Qeveria sllovene merr vendim, nga e shtuna kthehen kontrollet kufitare në kufi me Kroacinë

Qeveria sllovene ka vendosur që nga e shtuna të vendosë mbikqyrjen në kufijtë me Kroacinë dhe Slloveninë.

Pezullimi i Shengenit në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë do të zgjasë të paktën dhjetë ditë, u vendos në mbledhjen e qeverisë që u mbajt sot.

Arsyet që kanë shtyer qeverinë sllovene të marrë këtë vendim thuhet se janë parandalimi i terrorizmit, krimit të organizuar dhe ndryshimi i kushteve të sigurisë në Evropë dhe Lindjen e Mesme./Indeksonline/