Qeveria spanjolle, ia ndalon Romës të udhëtojë për ndeshjen me Sevillën!

Roma nuk do të udhëtojë në Sevilla për të luajtur ndeshjen e tyre të raundit të 16-të të Europa League.
Qeveria spanjolle e ka njoftuar Romën se duhet të ndalojë udhëtimin për ndeshjen e të enjtes.
Skuadra andaluziane ka stërvitur këtë mëngjes duke menduar për ndeshjen e nesërme kundër Romës në Sánchez-Pizjuán.
Roma e ka respektuar vendimin dhe ka anuluar udhëtimin.
UEFA pritet të kontaktojë të dy skuadrat për të diskutuar hapat e mëtejmë./Indeksonline/