75 Mall Live Search
18:23 / E Enjte, 17 Dhjetor 2020 / OSH

Qeveria synon të vaksinojë popullatën në të njëjtën kohë me vendet e BE-së

Alush Gashi, këshilltari politik i kryeministrit Avdullah Hoti, ka njoftuar se Qeveria po angazhohet për sigurimin më kohë të vaksinës anti-COVID.

Gashi ka theksuar se po punojnë që vaksina të vijë në Kosovë në të njëjtën kohë si në vendet e Bashkimit Evropian.

“Jemi të angazhuar për koordinim me institucione ndërkombëtare dhe vende të posaçme për sigurim me kohë të vaksinës. Një pjesë si solidaritet ndërkombëtar, ndërsa pjesa tjetër nga buxheti i Kosovës, sipas ligjeve në fuqi që mundësojnë Marrëveshje Ndërkombëtare dhe procedura prokurimi nga vende të Bashkimit Evropian. Pra, angazhohemi që fillimi i vaksinimit në Kosovë të jetë si në vende të Bashkimit Evropian”, shkruan Gashi në postimin e tij në “Facebook”.

Ai ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim dhe respektim të masave të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, por edhe profesionistët shëndetësorë për testim, gjurmim dhe mjekim të të infektuarve me Covid-19.

“Edhe përkundër buxhetit modest, janë siguruar mjete për pajisje dhe material testimi si dhe sigurim te vaksinës. Andaj ftesa është për syçelëti dhe zbatim të masave preventive: bartja e maskave, distanca dhe higjiena”, përfundon Alush Gashi, Këshilltari politik i kryeministrit Avdullah Hoti.