14:24 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Qeveria tërheq nga Kuvendi platformën për dialogun me Serbinë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në emër të Qeverisë ka parashtruar mocionin për tërheqjen e Platformës për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, për t’i jep kohë ndërtimit të konsensusit.

“Në emër të kryeministri Ramush Haradinaj me mirëkuptim kërkoj të hiqet platforma për finalizimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve e proceduar në Kuvend me 23 prill 2018 në mënyrë që t’i japim kohë ndërtimit të një konsenusi më të gjerë nacional dhe vazhdimit të konsultimeve të mëtutjeshme”, tha Reçica para deputetëve.

Ndërsa, nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti, theksoi se kjo është e drejt e propozuesit, ani pse kanë pritur të ketë debat sot.

Deputeti i Listës Serbe, Slavko Simic, kërkoi largimin e projektligjit për liritë fetare nga rendi i ditës, pasi kanë nevojë për konsultime shtesë rreth këtij projektligji.

Edhe mocioni i deputetit të Listës Serbe, për tërheqjen e projektligjit për liritë fetare nga rendi i ditës, u miratua me shumicë votash.Ndryshe, seanca e Kuvendit të Kosovës shkon në pauzë deri në ora 15.30./Indeksonline/