75 Mall Live Search
09:45 / E Hënë, 28 Shtator 2020 / indeksADMonline

Qeveria, themelon Zyrën për qytetarë të Luginës së Preshevës

Qeveria e Kosovës për herë të parë do të ketë një zyrë për qytetarët e Luginës së Preshevës, zyrë kjo në kuadër të kryeministrisë. Lajmin e mirë e ka dhënë në një konferencë për medie kryeministri i vendit Avdullah Hoti, i cili deklaroi se përmes kësaj zyre, do të ndihmohen në fushën e arsimit, të ekonomisë dhe promovimit të gjithmbarshëm të shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës.

Hoti, po ashtu deklaroi se shpejtë me shtetin shqiptar do të nënshkruajmë marrëveshjen për krijimin e Fondit të përbashkët me Shqipërinë, për tu dal në ndihmë shqiptarëve të Luginës.

Ai ka bërë të ditur se pikërisht për këto marrëveshje do të takohen me përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës.

Pjesë nga deklarata e tij para gazetarëve:

Ajo që dëshiroj ta prezantoj para jush, për themelimin e Zyrës në kuadër te Zyrës së kryeministrit, për qytetarët e Luginës së Preshevës, për t’i mbështetur ne fushën e arsimit, për furnizim me libra me materiale të ndryshme mësimore, për ruajtjen e kulturës në atë pjesë, mbështetje do të japim në ekonomi, duke promovuar, në kuadër të marrëveshjeve, që do të nënshkruajmë me Shqipërinë dot ë jetë krijimi i fondit të përbashkët për të ndihmuar, dhe ky është një hap i parë për të ndihmuar formalisht qytetarët, në ditët në vijim do të takoj përfaqësuesit e Luginës së Preshevës.