Qeveria thotë se zhvilloi 101 aksione për ta ruajtur sigurinë publike

Qeveria në krye me Albin Kurtin thotë se zhvilloi nga një aksion në ditë për ta ruajtur sigurinë publike.
Në raportin e punës së 100 ditëshit, thuhet se kjo është bërë me “bashkëpunim të suksesshëm me autoritetet e Italisë, DEA-s amerikane dhe Shqipërisë”.
Aty specifikohet që në 100 ditë janë kryer gjithsejt 10 operacione, 221 bastisje dhe ka pasë 933 të arrestuar.
