16:01 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Qeveria vendos, dita e martë do të jetë ditë pushimi

28 nëntori është ditë e shënuar në Kosovë por nuk është datë e shënuar në kalendarin e festive zyrtare.

Por kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sapo ka bërë të ditur se ai ka vendosur në bazë të Ligjit për festat zyrtare që 28 nëntori të jetë ditë pushimi, transmeton Indeksonline.

Sipas tij ky vendim është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik.

Ky është postimi i plotë:

Duke u bazuar në Ligjin për festat zyrtare, kam vendosur që 28 nëntorin – si Dita e Shqiptarëve – ta shpalli ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e trungut etnik shqiptar si dhe traditat e mira familjare e shoqërore.

Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik.

RH