Qeveria vendos për shpronësimin e ish-Hotelit Victory, do të vendoset policia
Qeveria e Kosovës ka vendosur për shpronësimin e pronës së paluajtshme ish-shoqërore “Auto Prishtina” përkatësisht ish-Hoteli Victory për nevojat e Policisë së Kosovës.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, tha se janë përmbushur të gjitha dispozitat ligjore që kjo pronë të shpronësohet.
Vendimi u mor në mbledhjen e rregullt të qeverisë, meqë rast të gjithë votuan pro dhe nuk pati asnjë abstenim./Indeksonline/