Qeveria vendos: Secili qytetar që hynë në Kosovë duhet ta ketë testin PCR, përjashtim këta persona

Nga dita e nesërme (e mërkërë), në Kosovë do nisin së zbatuari masat e reja mbrojtëse kundër Covid19.
Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit.
Përjashtim bëjnë qytetarët e huajë që vijnë dhe largohen brenda 3 orëve nga Kosova, duke nënshkruar kështu edhe një deklaratë, shkruan IndeksOnline.
Qytetarët e huaj që punojnë si transportuesi profesionistë (vozitësit), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga Covid-19;
Qytetarët e huaj që kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare tranzite, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda 5 orësh;
Diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë si dhe familjarët e tyre;
Të gjithë qytetarët e Kosovës (përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër), gjatë hyrjes në Kosovëduhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë, në të kundërtën duhet të vetë-izolohen për 7 ditë./IndeksOnline/