75 Mall Live Search
21:37 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

Qeveria vendos të ndërpritet edhe transporti ndër-urban

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë së Kosovës të mbajtur sonte është marrë vendim edhe për ndërprerjen e transportit ndër-urban.

Kto masa po besohet që janë marrë pas rezultateve të dala sot të dy personave të prekur me koronavirus në Kosovë.

“Ndërprerja me efekt të menjëhershëm e transportit ndër-urban në Kosovë si dhe transportin e organizuar ndërkombëtar”, thuhet në vendimin numër tre të qeverisë.

Përveq këtij vendimi është vendosur po ashtu edhe mbyllja e kafiterive, restoranteve, qendrave tregtare po ashtu edhe pezullimi i linjave ajrore dhe toksore.