75 Mall Live Search
10:39 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

Qeverisë i kërkohet, që studentët të lirohen nga të gjitha pagesat

Demokracia Studentore nëpërmjet një komunikate shtypi ka thënë studentët janë kategoria më varfër e që atyre vazhdimisht po u bëhet presion për kryerjen e pagesave të semestrave por edhe shërbimeve të tjera. Për këtë edhe kanë kërkuar që në kohë pandemi studentët të lirohen nga këto pagesa.

“Studentët janë kategoria më e varfër në vend dhe vazhdimisht po na bëhet presion nga fakultetet për t’i kryer pagesat e semestrave dhe pagesa të tjera që lidhen me shërbime ndaj studentëve, andaj kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që në këtë kohë pandemie studentët të lirohen nga të gjitha pagesat, pasi që studenti është kategoria më e prekur në këtë situatë të rëndë ekonomike”, thuhet në komunikatë.

Demokracia Studentore theksoi se studentët nuk kanë asnjë lloj të ardhure financiare dhe i vetmi burim financimi është nga familja, ndaj Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të marrë parasysh gjendjen e tyre të rëndë ekonomike në kohë pandemie dhe t’i përfshijë në paketën emergjente.