75 Mall Live Search
17:21 / E Mërkurë, 08 Tetor 2025 / S Z

Qeverisje me zemër e me ndjeshmëri – Petrit Hajdari takon Shoqatën e të Shurdhërve në Drenas

Kandidati për kryetar të Drenasit nga Partia Demokratike e Kosovës, Petrit Hajdari, zhvilloi një takim të ngrohtë me përfaqësuesit e Shoqatës së të Shurdhërve, ku u zotua për një qeverisje gjithëpërfshirëse dhe me ndjeshmëri të lartë sociale.

Hajdari theksoi se një Drenas për të gjithë nuk mund të jetë i tillë nëse nuk merren parasysh nevojat e veçanta të bashkëqytetarëve me aftësi të kufizuara, duke premtuar qasje më të lehtë, respekt institucional dhe përfshirje në vendimmarrje.

“Një Drenas për të gjithë nuk mund të jetë për të gjithë pa i marrë parasysh edhe nevojat e veçanta të bashkëqytetarëve tanë nga kjo kategori shoqërore. Jemi të përkushtuar t’u ofrojmë qasje, respekt, mirëkuptim e mbi të gjitha pjesëmarrje aktive në qeverisje,” deklaroi Hajdari.

Takimi, i mbushur me mirëkuptim dhe energji pozitive, u cilësua si një vulosje e vlerave me të cilat Hajdari dhe ekipi i tij duan të qeverisin – barazi, përfshirje dhe respekt për secilin qytetar të Drenasit.

#mamireperDrenasin #mamirepertegjithe #PDK191