75 Mall Live Search
10:13 / E Premte, 26 Korrik 2024 / L K

Qeveritaret bëjnë homazhe pranë lapidarit të policëve të rënë në krye të detyrës

Në shënimin e Ditës Memoriale të Policëve të Rënë në Krye të Detyrës dhe 13-vjetorit të rënies së heroit, Enver Zymeri, qeveritarët kanë bërë homazhe shtetërore pranë lapidarit të policëve të rënë.

Besnik Bislimi, Glauk Konjufca, Xhelal Sveçla e Donika Gërvalla, kanë nderuar policët e rënë në detyrë, përcjell IndeksOnline.  

Po ashtu, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me kryetarin e Vushtrrisë, Ferid Idrizi, do t’i vizitojnë familjet e Enver Zymerit dhe Afrim Bunjakut.