75 Mall Live Search
20:27 / E Diele, 21 Qershor 2020 / indeksADMonline

Qeveritarët nuk po i respektojnë masat anti-covid

Situata me pandeminë në vend po rëndohet edhe si pasojë e mos respektimit të rekomandimeve nga profesionistët shëndetësorë.

Në fakt një shembull jo të mirë për këtë po e japin edhe udhëheqësit e institucioneve, të cilët në shumë raste nuk bartin as maska e as nuk respektojnë distancën fizike.

Kështu, paralajmërimet e kreut të Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadanit, nuk penguan në mbajtjen e mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Shëndetësi të premten.

Pa distancën e duhur, megjithatë ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj, raportoi para këtij trupi parlamentar.