17:38 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / OSH

Qeveria merr vendim: Shkollat mbyllen me 18 dhjetor dhe hapen pas një muaji

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avudullah Hoti, sot në një konferencë shtypi ka folur rreth menaxhimit të pandemisë Covid-19 në vend, shkruan IndeksOnline.

Hoti ka thënë se me sugjerim të IKSHPK-së masat e njëjta do të jenë në fuqi. Ndërsa shtoi se ky gjysmëvjetor shkollor, do të mbarojë më 18 dhjetor dhe do të fillojë më 18 janar.

“Jemi në rrugë të mirë për t’u furnizuar me vaksinën Covid-19, një numër më të madh të tyre.

Në funksion të menaxhimit të pandemisë, jemi dakorduar që ky gjysmëvjetor të përfundojë, më 18 dhjetor, I lus shkollat, komunat që të përmbyllin planin mësimor, më 18 dhjetor dhe të fillojë, më 18 janar”, tha ai./IndeksOnline/