75 Mall Live Search
21:23 / E Premte, 28 Nëntor 2025 / MSH

Qielli i Vlorës mbulohet me dronë për 113-vjetorin e pavarësisë

Vlora ka qenë epiqendra e festimeve në këtë ditë të shënuar për historinë e popullit shqiptar.

113 vjet pas ngritjes së flamurit, shqiptarë nga i gjithë vendi zgjodhën Vlorën për të kremtuar këtë ditë të rëndësishme patriotike dhe atdhedashurie.

Me simbolet dhe nën tingujt e këngëve simbol të ngjyrave kuqezi, Vlora ‘u pushtuan’ nga qindra persona duke dhuruar një atmosferë unike.

Festimet kulmuan me spektalin e dronëve në qiellin vlonjat, të cilat ndriçuan qiellin me simbolet tona kombëtare.