15:46 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Qifti thërrasin prindërit t’i ndihmojnë vajzës në procesin e lindjes

Fotografi të pabesueshme të një lindje në shtëpi janë publikuar së fundi në internet dhe janë shndërruar në hite.

Fotografitë në fjalë tregojnë momentin kur babai i një femre te re ndihmon atë për të kryer procesin e lindjes.

Stephn Hendel Tarnofsky dhe burri i saj Josh gjithmonë donin të kishin një lindje në shtëpi dhe ata kërkuan që familjarët e tyre të ishin prezent, transmeton Indeksonline.

Por lindja, e cila u kap nga kamera e Lindsey Meehleis, u bë edhe më e veçantë kur të gjithë familja hynë për të ndihmuar në dhënien e foshnjës.

Sipas familjarëve vendimi për të ftuar nënën dhe babain për të qenë prezent në këto momente u bë pasi qifti i ri u shpërngulën nga Pensilvania në Kaliforni, larg prindërve./Indeksonline/