12:16 / E Martë, 10 Tetor 2017 / indeksADMonline

Qindra anëtarë të ISIS-it dorëzohen në Irak

Qindra militantë të dyshuar të Shtetit Islamik u dorëzuan javën e kaluar autoriteteve kurde në Irakun e veriut, tha një zyrtar i sigurisë kurde për Reuters të martën.

Të dyshuarit janë njerëz që ikën drejt zonës së kurdeve kur forcat irakiane kapën zonën e Hawiën, bastionin e fundit të militantëve në Irakun e veriut.

“Përafërsisht 1,000 burra u dorëzuan gjatë javës së kaluar. Jo të gjithë, megjithatë, janë terroristë. Është e drejtë të them qindra ndoshta janë anëtarë të ISIS, por kjo do të jetë e qartë pas hetimeve”, tha zyrtari, duke iu referuar anëtarëve të Shtetit Islamik./AktivPress