Qindra “babadimrat” që vrapuan në Prishtinë do t’i gëzojnë 350 familje në nevojë për festat e fundvitit (Foto)
Sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet u mbajt minimaratona humanitare “Bëhu Babadimër”, nismë kjo nga Jusuf Islami e që ka për qëllim grumbullimin e mjeteve financiare në adresë të familjeve në nevojë përmes shitjes së kostumeve të babadimrit, shkruan Indeksonline.
Edhe një herë qytetarë të shumtë e dëshmuan që janë të gatshëm dhe human t’i ndalin në ndihmë dhe t’i gëzojnë ata që kanë nevojë për këtë dimër.
Sipas organizatorit Islami me fondet e mbledhura të këtij edicioni do të ndihmohen 350 familje për këtë fundvit.
“Si krijues i idesë por edhe implementues i projektit, jam shumë i kënaqur të shoh të ndihmoj 350 familje për fundvit, për çka nje muaj kam qëndruar në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë. Në fund, falenderoj edhe njëherë cdo kontribues në projekt, poascërisht familjen time pa mbështetjen e të cilës nuk do të mund ta realizoja këtë projekt. Shihemi së shpejti në aktivitetin e radhës… për të mirën e atyre që kanë nevojë!”, ka shkruar ndër të tjera në rrjetin e tij social Facebook Islami.
Kësaj minimaratone iu bashkuan si çdo vit edhe fytyra publike./Indeksonline/