75 Mall Live Search
10:04 / E Hënë, 13 Janar 2025 / mp

Qindra banorë, të bllokuar në Kukës pas situatës me borën

Qyteti i Kukësit vazhdon edhe këtë të hënë të jetë i përfshirë nga reshjet e dëborës, temperaturat e ulëta dhe erërat e forta.

Rrugët nacionale janë të kalueshme, por me vështirësi pasi ka grumbullim të borës e akullit. Ndërsa qindra banorë janë të bllokuar, si fshatrat e njësive administrative të zonave të thella.

Po ashtu zonat e bllokuara po vuajnë edhe mungesën e energjisë elektrike.