13:03 / E Martë, 19 Janar 2021 / OSH

Qindra persona mbesin në autostradë në Japoni për shkak të motit të keq, veturat përplasen me njëra-tjetrën

Një person u vra dhe një duzinë u plagosën sot në Japoni, ku të paktën 134 makina u përfshinë në disa aksidente trafiku.

Për shkak të stuhisë së borës që goditi një pjesë të autostradës, rreth 200 njerëz u kapën,

Përplasja ndodhi në rrugën e shpejtë Tohoku në prefekturën veriore të Miyagi rreth mesditës, në një pjesë rreth 1 km të gjatë dhe operacionet e shpëtimit janë ende në proces, bëri të ditur sekretari i përgjithshëm i Qeverisë japoneze, Katsunobu Kato, raporton Reutersi.

Agjencia Japoneze e Urgjencës konfirmoi se rreth 200 njerëz u kapën në përplasjet në rrugë për shkak të stuhisë, 12 prej të cilëve u dërguan në spital.

Pjesë të Japonisë janë goditur nga reshjet shumë të mëdha të borës javët e fundit dhe autoritetet kanë vendosur një kufizim shpejtësie prej 50 km / h në rrugë për shkak të borës që ka ulur shikimin, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të parandaluar këto aksidente, sipas Reutersit.

Tanjug / Yuta Omori / Kyodo News përmes AP
Tanjug / Yuta Omori / Kyodo News përmes AP