16:38 / E Premte, 20 Janar 2023 / AR

Qindra punëtorë të KEDS-it po evitojnë dëmet e shkaktuara nga vërshimet

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat që kanë kapluar, fillimisht rajonet e Prizrenit e të Gjakovës, më pas edhe ato të Mitrovicës dhe Pejës, përveç dëmeve të shkaktuara në infrastrukturë dhe në pronat private të qytetarëve tanë, kanë shkaktuar edhe dëme në rrjetin distributiv.

Rajoni më i prekur vazhdon të jetë Mitrovica. Gjendja me furnizim është stabilizuar në Prizren e në Gjakovë, ndërkaq në Pejë furnizimi me energji është në stabilizim e sipër.

Për çfarëdo informate shtesë lidhur me gjendjen aktuale për furnizim me energji elektrike, ju mund të telefononi falas në numrin 080079100 ose të shkruani në adresën elektronike: info@keds-energy.com.

Krahas një falënderimi për bashkëpunimin tuaj, kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë atyre konsumatorëve të prekur nga vërshimet që kanë kapluar një pjesë të konsiderueshme të Kosovës ditëve të fundit.