75 Mall Live Search
15:35 / E Diele, 03 Mars 2019 / indeksADMonline

Qindra sorra në Houston krijojnë një skenë horrori

Pamjet e frikshme tregojnë qindra sorra që mblidhen në një park makinash në Teksas, një skenë e ngjashme me filmat horror.

Videoja tregon qindra sorra në një dyqan në Houston të Teksasit.

Vëzhgimi i rrallë ndodhi më 14 dhjetor dhe pamjet u botuan me titullin: “Ndërsa temperatura ra në shifrat e ngrirjes, dhjetëra mijëra sorra mblidheshin dhe hynin në një parking në Wal-Mart. Ato janë në të gjithë zonën”.

Në video, një burrë dëgjohet duke thënë se larja e makinave do të kushtojë shtrenjt tani. “Ato janë në çdo makinë”, thotë ai.

Skenat kujtonin filmin e Alfred Hithcock ‘The Birds’, i cili u realizua në vitin 1963.