13:27 / E Premte, 03 Shkurt 2023 / B O

Qipro s’lejon simbolet e Kosovës në Kampionatin Evropian të Karatesë

Shteti i Qipros ku po mbahet Kampionati Evropian i Karatesë, nuk ka lejuar që të marrin pjesë garuesit nga Kosova.

Kjo për shkak se Qiproja nuk njeh simbolet e Kosovës dhe si rrjedhojë në palestrën ku është paraparë të zhvillohet turneu, flamuri kosovar është i vetmi që nuk është vendosur në mesin e shteteve pjesëmarrëse.

Po ashtu edhe karateistët në faqen zyrtare janë regjistruar me emrin e federatës, pa simbolet shtetërore.