Qirezi analizon situatën në Vetëvendosje, e kujton një thënie të Ibrahim Rugovës
Analisti kosovar, Arben Qirezi e ka analizuar situatën e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje. Qirezi dyshon se një nga arsyet mund të jetë era e pushtetit pas zgjedhjeve të 11 qershorit.
“Ajo cka po ndodh ne VV eshte lufte e brendshme politike, te cilen, sic ndodh perhere, e humbasin ata qe e sfidojne kultin e liderit, nder te tjera edhe per shkak te zellit te arrivisteve qe e marrin rolin e ‘mbrojtesve’ te liderit. Nuk eshte cudi qe shperfaqja e kesaj lufte te brendshme ka ndodhur ne momentin kur ne VV eshte ndier era e pushteti pas zgjedhjeve te 11 qershorit.
Prandaj, personalitetit qe ndodh te jete ne renie e siper sulen qe mos te mbesin pa i dhene nga nje goditje i madh e i vogel, qe t’a rrezojne me shpejt, jo per t’a ‘shpetuar’ liderin nga blasfemia e bere, por per te qene sa me afer pushtetit kur ai te preket me dore. Keta jane arrivistet tipik qe ndodhen ne secilen parti politike.
Kurre nuk e harroj nje thenie te Dr. Ibrahim Rugoves, ne Kuvendin e LDK te vitit 1998: “Jane qesharak ata qe me ‘mbrojne’ nga sulmet.” Te tille mbrojtesa te pameshirshem te liderit, e qe shumica jane kthyer kunder tij pas luftes, ka pasur plot, ashtu sic ka sot ne VV” ka thënë Qirezi./Indeksonline/