75 Mall Live Search
20:38 / E Enjte, 10 Prill 2025 / Z S

Qirinj para Ministrisë së Ekonomisë, asnjë cent ma shumë për rrymën!

Një aksion simbolik kundër rritjes së çmimit të tarifave të energjisë elektrike për konsumatorë, ka nisur sonte para objektit të Ministrisë së Ekonomisë.

Aty aktivistët e ‘’Asnjë cent ma shumë’’, vendosën qirinj në shenjë pakënaqësie ndaj një vendimi i cili pritet të hyjë në fuqi nga ZRrE qysh nesër.

Theksojmë se gjatë ditës së nesërme në ora 10:00, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) mban mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje pos pikave të tjera të diskutmi do të shqyrtohet dhe miratohet propozimi për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

Po ashtu gjatë ditës së nesërme duke filluar nga ora 12:00 grupi ‘’Asnjë cent më shumë’’ do të mbajë protestën e radhës për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike./Indeksonline/